Fransua Vilon
"TESTAMENTI I MADH"
Kushtuar Esatit
Ballada e Konkursit në Blua
Po vdes nga etja pranë një burimi,
Kur zjarri ndizet, dhëmb mbi dhëmb kërcet,
Djeg zhegu, dridhet buza nga thëllimi,
Në vendin tim jam si në vend të shkretë.
Si krimb i çveshur, veshur porsi mbret,
Mes lotësh qeshem dhe me shpresa rri,
Mua më jep zemër veç dëshpërimi i zi.
Dëfrehem dhe asgjë nuk më gëzon.
I fortë jam pa forcë, pa fuqi.
Kudo më presin, gjithëkush më zbon.
Nuk shoh ato që shkoqur rrok vështrimi,
Besoj veç gjërat që sjanë vërtetë,
Për të vërtetat fort më bren dyshimi,
Dhe koha fare kot me shkencë humbet.
Fitojme grushte, dhe asgjë smë jet.
Kur zbardhet dita, them: - u err, u nxi.
Kur eci para, duket sikur rri.
Plot psera kam, asnjë smë shqetëson.
Pres trashëgim, smë lë kush pasuri.
Kudo më presin, gjithëkush më zbon.
Se çaj kokën, as më kap dëshpërimi,
Kur lodhem dhe sfitoj asnjë gjë vet.
Mua veç nder më duket poshtërimi,
Kush më mashtron e quaj shok të vërtetë.
Atë që thotë e kam mik përjetë
Se mjellmë e bardhë është korb i zi.
Kush më vë këmbën, ai më jep fuqi.
Gënjeshtra e vërtetë më ngjason.
Çdo gjë kuptoj dhe asnjë gjë nuk di.
Kudo më presin, gjithëkush më zbon.
O Princ i ndritur, mos ke qejf të dish
Në se dëgjoj, por bëj sikur nuk di,
Se gjithë njerëzit kusar më thonë?
E çtë bëj tjetër? Më mirë grabis!
Kudo më presin, gjithëkush më zbon.
Fransua Vilon
Copyright©1999 by Translator.